Për Ne

Për ne

Kerasan është kompani e cila distribuon produkte të ndryshme të banjos me një kualitet të lartë,dhe dizajn të përkryer.Kerasan ishte themeluar më 04.12.1994 nga i ndjeri Z.Jeton Bilalli fillimisht me emrin SIGMA,e cila më vonë në vitin 1999 u ndryshua me emrin e tanishëm KERASAN.Siç e dimë në atë kohë ka qenë e veshtirë që të punohet dhe veprohet në Kosovë,por ai njeri ka qenë me një optimizëm të madh. Me një kapacitet të lartë dhe me një staf të devotshem,kompania Kerasan vazhdon aktivitetet e saj me emrin e ri KERA-e cila e ka kuptimin KERAMIKE dhe SAN-e cila e ka kuptimin SANITARI.

Fillimisht Kerasan nisi të distribuojë produkte prej brendeve të ndryshme të Turqisë siç ishin:Canakcilar,Akplast,Kutahya,ECA etj.,kishin dëshirë që punën e tyre ta bëjnë pak më të veçantë se që e bënin atë kohë dhe së bashku vendosën që të ndërrojnë pak kahje sa i perket produkteve,duke vazhduar me një zgjerim të kapacitetit në vitin 2006 me ndërtimin e një objekti të ri, duke lidhur marrëveshje me top brendet botërore te kësaj lëmije siç janë: Hansgrohe, Duravit, Porcelanosa Grupo, Emil Ceramica,Vitra,Hueppe,Haro,Schell,Tece etj.dhe vazhduan të punojnë me një showroom ekskluziv.

Na kontaktoni